Dëgjoni Papa Franceskun: Messi është si Zoti? Sakrilegj, por…

Lionel Messi si Zoti? Krahasimi është shumë më i guximshëm nga sa duhet dhe në këtë pikë u desh edhe ndërhyrja në debat e vetë Papa Franceskut. ‘Në teori, është një sakrilegj të thuash që Messi është si Zoti-tha Ati i Shenjtë në një intervistë për gazetarin spanjoll Xhordi Evole në programin ‘Salvados’-Nuk mund të thuhet se Leo Messi është si Zoti, unë nuk e besoj, po ti?’.

Por Papa Francesku nuk e frenoi këtu mendimin e tij duke theksuar se nuk ka dyshim që është dicka shumë e bukur të shohësh Messin që të luajë futboll si për të thënë se kapiteni i barcelonës është Zoti i…futbollit.

sfidanti.al