De Ligt I përgjigjet Klajvertit: I penduar se kalova te Juve? Meqë e thotë ai…

Matejs De Ligt është penduar që zgjodhi Juventusin përpara Barcelonës. Ky ishte mendimi I Patrik Klajvert që u përgënjeshtrua menjëherë nga mbrojtësi holandez I bardhezinjve.

‘Nuk jam penduar aspak për zgjedhjen time-tha De Ligt-ai ishte opinioni I tij dhe fakti që e ka thënë një personalitet si Klajvert e bën atë të besueshëm, por nuk është kështu’.

Sipas De Ligt, aventura e tij te Zonja e Vjetër po shkon shumë mirë.

‘Kur erdha nga Ajaksi këtu mendova: Ronaldo, Bufon, Bonuci, Kielini. Por pas dy muajsh kjo zhduket dhe ata bëhen thjesht shokë skuadre e miq-vijoi De Ligt

Fillimi I sezonit nuk ishte I mirë për De Ligt me gabimet e shumta që ai bëri në ndeshjen me Napolin. ‘Pritshmëritë për ty kur transferohesh në një skuadër me një lloj cmimi janë të larta dhe pas ndeshjes me Napolin situata u përkeqësuar-tha De Ligt-por në realitet po bëj hapa gjigandë në cdo ndeshje dhe vlerësoj gjithnjë mbështetjen e shokëve të skuadër e tifiozët dhe unë jam I kënaqur te Juventus’.

Sfidanti.al