E tillë është filozofia e pasardhësit të Luis Enrikes në stolin e Spanjës. Luis de la Fuente është trajneri i ri i Spanjës (ka qenë edhe në mars), dhe sonte në orën 20:45 do të ketë një provë të madhe zjarri, pikërisht ndaj Italisë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. “Ne nuk do të mendojmë vështirësitë, por do të mendojmë për mundësinë që kemi përpara, – thotë ai, – Duhet të kualifikohemi për në finale. Nuk do të mendojmë asgjë më shumë. Ne duhet të bëjmë atë paraqitje që të na kualifikojë për në finale. Nuk ka rëndësi se kush është titullar. Çdo lojtar duhet ta luajë sikur të jetë e fundit për të. Italia është rival i vështirë, që e njohim. Duhet ta luajmë si ndeshjen e fundit. S’ka rëndësi se çfarë vjen pas saj”.
Sfidanti.al