E gjithë bota u befasua, pasi përfaqësuesja e Danimarkës, për turpin e saj të madh, luajti në ndeshjen e fundit, atë miqësore, me Sllovakinë me lojtarë amatorë, të minifutbollit, madje, të marrë edhe “nga rruga”, sepse ata “të vërtetët” nuk donin të luanin, sepse kishin mosmarrëveshje të natyrës financiare me federatën daneze të futbollit. Kështu që “përfaqësuesja” daneze pati fat që u mund vetëm 3-0 nga Sllovakia.
Për shkak të mosmarrëveshjes serioze mes federatës dhe futbollistëve të përfaqësueses rreth të drejtave të imazhit me kompaninë sponsorizuese “Humel”, Danimarka, përmes një shpalljeje, kërkoi lojtarë që të luanin në ndeshjen miqësore kundër Sllovakisë dhe mezi i gjeta ata, pavarësisht se kush ishin, vetëm që të shpëtonte nga sanksionet ndëshkuese të UEFA-s. Dhe, mbas këtij skandali, në fund, mbizotëroi arsyeja në të dyja palët, kështu që, së fundmi, u arrit një marrëveshje e përkohshme sipas relacionit federatë-futbollistë.
Federata daneze e futbollit njoftoi se përfaqësuesja e Danimarkës do të luajë në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kombeve, me Uellsin, me formacionin e saj më të mirë.
Sfidanti.al