Cristiano Ronaldo përgatit ditëlindjen; dhurata për 35 vjetor, Champions League

Cristiano Ronaldo në 5 shkurt do të festojë 35 vjetorin e tij të lindjes dhe portugezi e di shumë mirë  se cfarë dhurate do t’I kërkojë Juventusit; trofeun e Ligës së Kampioneve. Por Ronaldo më shumë se ua kërkon këtë të tjerëve, punon me veten. Sigusrisht që do të ketë festime, por pa anashkaluar stërvitjen teksa afron Liga e Kampioneve dhe cristiano dëshiron që të jetë në formën më të mirë të mundshme

Nuk është se një sulmues që shënon 22 gola në 27 ndeshje sezonale, ka shumë nevojë pë rte gjetur kushedi se cfarë forme fizike, por kthjelltësia është thelbëesore  në fazën finale të sezonit në futbollin evropian dhe Ronaldo në këtë pikë është specialist. Nuk është rastësi që ai ka shënuar në 9 ndeshje radhazi duke barazuar Trezeguet, por Ronaldo dëshiron që të arrijë në 11 ndeshje të tilla me gol për të barazuaz Batistutën dhe Quagliarellën

Në një sezon e gjysmë me Juventusin, Ronaldo ka luajtur 70 ndeshje me 50 gola të shënuar duke merituar edhe një compliment në Tëitter nga UEFA, me luzitanin, kontrata e të cilit me Juventusin  mbyllet në 2022, do të ketë si objektiv arritjen e 100 golave të shënuar me fanelën bardhezi përpara se ta lërë këtë skuadër për të tentuar një aventurë të re .

Verona, Milan në Kupën e Italisë, Brescia dhe SPAL janë rivalët e ardhshëm të Juventusit e më pas vjen Lyon në Ligën e Kampioneve; pra, fillimisht vjen 35 vjetori më pas ‘sulmi’ për fitoren e Championsit me Juventusin

Sfidanti.al