Courtois: Dua të qëndroj sa më gjatë te Reali

Thibaut Courtois dëshiron të qëndrojë te Real Madrid. Portieri belg, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se negociatat për rinovimin vijojnë, teksa theksoi dëshirën e tij për të kontribuar sa më gjatë në Madrid. Zgjatja ime e kontratës? “Negociatat janë duke u zhvilluar. Dua të qëndroj te Real Madridi sa më gjatë të jetë e mundur. Ëndrra ime është të dal në pension te Real Madridi”, thotë Thibaut Courtois.

sfidanti.al