Coronavirus prek gjigandët portugezë Benfica e Sporting Lisbonë

Coronavirusi prek Benfican dhe Sportingun e Lisbonës. Portieri i Benficas, Mile Svilar rezultoi pozitiv me Covid 19, një lajm që u publikua nga vetë klubi luzitan ditën e diel. Nga ana e tij edhe Sporting Lisbonë konfirmoi se 3 lojtarë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus, por në këtë rast nuk u publikuan emrat e personave të prekur

Benfica bëri të ditur se Svilar nuk do të luajë në ndeshjen e radhës së raundit të tretë të Ligës së Kampioneve ndaj PAOK të Selanikut që është edhe ndeshja e parë zyrtare e Benficës në Da Luz në sezonin e ri, me skuadrën nga Lisbona që ka kthyer në stol Jorge Jesus

Ndërsa rivali i Benfica, Sportingu bëri të ditur se 3 lojtarët me Covid dolën pozitivë nga testet e kryera të shtunën dhe se janë asimptomatikë dhe në izolim. Po kështu e gjithë skuadra dhe stafi teknik bënë testet e tyre për coronavirus.

Sfidanti.al