Klubet evropiane marrin frymë lirisht pas një vendimi të Konfederatës Amerikano Latine të Futbollit për të pezulluara datat e muajit mars të kualifikueseve të Botërorit të Katarit. Një vendim ky që u mor pas një takimi të zhvilluar me FIFA për shkak të pamundësiësë së gjetjes së kohës të kombëtareve të ndryshme duke parë edhe kalendarin e ngjeshur të lojtarëve me klubet respektive
Në këtë pikë FIFA dhe CONMEBOL dio të duhet që rë riorganizojnë sa më shpejt kalendarin dhe të riprogramojnë datat. Sigurisht spostimi I këtyre ndeshjeve në fund të sezonit do të ishte dicka e komplikuar duke qenë se është edicioni i 2021 të Kupës së Amerikës, edhe pse ekziston hipoteza i zhvillimit të tyre në ditët përpara fillimit të kompeticionit.
Ditët e kaluara trajnerët më të rëndësishëm të Premier League shprehën dyshimet e tyre për impenjimet amerikanolatine të futbollistëve të tyre, si për sforcon e madhe që kërkohet në një kalendar të mbushur me ndeshjen, ashtu edhe për rreziqet e lidhura me pandeminë coronavirus që ka gjunjëzuar të gjithë botën me masën e karantinës së detyruar pë rata që hyjnë në Britani nga jashtë.
Sfidanti.al