Haaland, probleme në gju, 3 ditë para ndeshjes me Sevilla

Erling Haaland u largua ‘i plagosur’ nga ‘Der Klassiker’ i Bundesligës  mes Bayernit dhe Borussia Dortmund. Sulmuesi norvegjez që shënoi 2 gola në këtë superndeshje në 9 minutat e para pati probleme në gju duke e lënë përpara kohe fushën e lojës dhe kjo ndodh 3 ditë përpara ndeshjes me Sevillan në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve

Sulmuesi norvegjez mori ndihmën mjekësore në pankinë pasi e shfaqi këtë problem pas një faulli të ashpër të Jerome Boateng. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, por duke parë gjestet e Haaland në stol nuk duket se është një dëmtim shumë i rëndë

Sfidanti.al