Në të vërtetë, rezultatet nuk janë aq fare keq sa që të krijojnë nervozizëm të tillë. Gjithsesi, momenti duket i vështirë tek Interi me lojtarët që po shkojnë në prag të kacafytjes. E nisën Lukaku dhe Barela në Serinë A që debatuan hapur në fushë, edhe pse më pas u bënë shokë. E vazhduan edhe më keq, portieri Onana dhe sulmuesi veteran Edin Xheko, që desh u përleshën në fushë. U desh të ndërhynin shokët që të arrihej në konfliktin fizik, por kjo nuk la aspak shije të mirë.
Sfidanti.al