Manchester City ndërhyn në merkato. “Qytetarët” kanë firmosur me Abdukodir Khusanov. Mbrojtësi nga Uzbekistani ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2029. 20-vjeçari vjen nga Lens për shifrën e 50 milionë eurove dhe ka luajtur 13 ndeshje në Ligue 1 në këtë sezon. “Manchester City është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Abdukodir Khusanov nga Lens për një kontratë katërvjeçare e gjysmë. Khusanov ka zgjedhur të veshë fanellën me numrin 45! Mbrojtësi ndërkombëtar uzbek do t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës për pjesën e dytë të sezonit 2024/25, me një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2029” – shkruan klubi. “Jam i lumtur që i bashkohem Manchester Cityt, një klub që e kam parë për një kohë të gjatë. Kjo skuadër është plot me lojtarët më të mirë në botë dhe mezi pres t’i takoj dhe të luaj përkrah tyre. “Dhe sigurisht që Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mëdhenj. Ky është një moment në të cilin ndihem shumë krenar”- tha ai.
sfidanti.al