Chelsea, Mount thyen rregullin për të qëndruar në karantinë për të luajtur minifutboll

Pas portierit të Evertonit, Jordan Pickford, në Premier League regjistrohet një tjetër rast I thyerjes së rregullit të karantinimit. Këtë radhë ai që u përfshi në vorbullën e kritikave është Mason Mount I Chelseat I pikasur në një park të Londrës teksa luante minifutboll me miqtë e tij, mes të cilëve ishte edhe Declan Rice I Ëest Hamit, me këtë të fundit që gjithsesi nuk ishte në vetizolim

Sulmuesi 21 vjecar ishte urdhëruar nga drejtuesit e Chelseat që të qëndronte në izolim ashtu sikurse pjesa tjetër e skuadrës pas pozitivitetit me coronavirus të Hudson-Odoit.

Ai që e zbuloi Mount që të bënte veprimin e papërgjegjshëm ishte një burrë që po shoqëronte djalin e tij 14 vjecar në stërvitje. ‘Vumë re një makinë në lëvizje dhe pyetëm veten se kush ishte-tregon ai-më pas erdhi edhe një makinë tjetër me 3-4 persona në të. Djali im njohu Mason Mount si personi që po drejtonte makinën. Luajtën një ndeshje minifutbolli ku ishte edhe Declan Rice. Kishin vënë shall, por nuk ishte e qartë nëse këtë e kishin bërë për të mbrojtur veten a të tjerët, apo që të mos njiheshin’.

Sfidanti.al