Pas një ndarje jo shumë miqësore me Paris Saint Germainin në periudhën e Krishtlindjes, Tomas Tuchel mori drejtimin e Chelseat dhe pas 4 muajsh Blutë e Londrës kanë ndryshuar totalisht fytyrë teksa kanë arritur në finalen e Ligës së Kampioneve, ndërkohë që në kampionat janë në vendin e katërt
E përditshmja gjermane ‘Bild’ tregon rrethanat sesi u mundësua ky kalim I trajnerit gjerman në kryeqytetin anglez dhe rezulton se celësi ishte një bisedë e pronarit të klubit Roman Abramovich me trajnerin gjerman, një bisedë ku manjati rus shprehu besimin total kundrejt Tuchelit
‘Nuk ka rëndësi cilat ishin problemet me shefat e klubit të mëparshëm apo cfarë komplikacionesh ke pasur-mësohet t’i ketë thënë Abramovich Tuchelit-Këtu te Chelsea vetëm një gjë ka rëndësi; je këtu për të fituar’.
Për Abramovich, qëllimi justifikon mjetin dhe këtë ai ia bëri të qartë edhe trajnerit gjerman
‘Trajnerët e Chelsea janë për të fituar tituj, sesi do ta bësh këtë nuk ka rëndësi për ne-vijoi diskutimin e tij Abramovich.