Premier League, Kane ushtron presion për t’u larguar nga Tottenham

Cikli i Harry  te Tottenham mund të mbyllet këtë verë. Futbollisti që e ka kaluar thuajse të gjithë karrierën e tij te skuadra londineze po mendon të ndërrojë ambient. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’ sulmuesi anglez do t’i kërkojë presidentit të Tottenhamit, Daniel Levy që të marrë në konsideratë ofertat që do të vijnë për të në merkaton e muajve të verës

Një prej skuadrave që kanë shfaque më shumë  interes për futbollistin e përfaqësueses angleze sipas The Sun është Manchester United që duket se po përgatit një ofertë prej 100 milionë Eurosh për 27 vjecarin

Vetë Kane, së fundmi e ka lënë të kuptohet se i mungon fitimi i titujve kolektivë, pasi nuk e ka arritur dicka të tillë me Tottenhamin. ‘Cmimet individuale janë arritje fantastike, por objektivi në këtë moment si futbollist është të fitojë trofe me skuadrën-tha muajin e kaluar Harry Kane kur mori cmimin e Futbollistit të Vitit në London Football Aëards-edhe pse është fantastike, dua të fitoj tituk me skuadrën dhe nuk po e bëjmë këtë’.

Sfidanti.al