UEFA nis hetimet për Realin e Madridit dhe Club Bryzh. Qeveria e futbollit evropian ka konfirmuar nisjen e procedimit disiplinor pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes këtyre dy skuadrave në Santiago Bernabeu e përfunduar me rezultatin 2-2.
Hetimi I UEFA do të bëhet për vonesën në startin e kësaj ndeshjeje si dhe për dy kartonat e verdhë të marrë nga Rudi Vormer I skuadrës belge. Komisioni I Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA do të studiojë këtë cështje në 17 tetor me Realin e madridit që hetohet në bazë të nenit 11(2) të Kodit të Disiplinës. Ndërsa futbollisti I Bryzhit akuzohet për përdorim të fjalorit abuziv në drejtim të zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 15(1) të Kodit të Disiplinës.
Vormer u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 84 pasi mori edhe kartonin e dhytë të verdhë, ndërkohë që të parin e mori në të 78. Ndërkaq, UEFA ka hapur hetime edhe për ndeshjet Mancester Siti-Dinamo Zagreb dhe Crvena Zvezda-Olimpiakos. Në përballjen e parë, të dy klubet konsiderohen përgjegjës për hedhje të sendeve në fushë nga ana e tifozëve, ndërkohë që te Dinamo është edhe akuza e shkaktimit të dëmeve. Përsa I përket sfidës tjetër, për sjellje raciste dhe për sjellje jo korrekte të skuadrës serbe për marrje të 5 apo më shumë kartonave.
Sfidanti.al