Spanja siguron: Barcelona-Napoli me dyer të hapura

Sfida e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Napolit e programuar të zhvillohet në 18 mars, do të luhet me dyer të hapura. Ai që e konfirmoi këtë ishtë Ministri Spanjoll I Shëndetit, Salvador Illa.

‘Ndeshja nuk është në rrezik dhe nuk ka asnjë rrezik që të mundësojë zhvillimin e saj me dyer të mbyllura-tha Illa-vendosëm të mbyllim stadiumet vetëm për ndeshjet që parashikojnë ardhjen e personave nga zonat e rrezikut, ky nuk është rasti. Ajo që na shqetëson është vetëm eksodi I shumë tifozëve. Ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit mund të zhvillohet normalisht duke qenë se Napoli nuk është në zonën e rrezikut sic ndodh me veriun e Italisë’.

Ministri spanjoll I shëndetësisë foli edhe për masat e marra në Premier League duke I konsideruar të tepruara

‘Na duket se për momentin nuk janë të nevojshme masat e sigurisë me distanca sociale-vijoi Illa-nëse të gjithë aplikojnë masat higjienike të këshilluara, nuk është e nevojshme të shkosh në ekstrem sa njerëzit mos të shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin’.

Vlen të theksohet se në Spanjë rezultojnë 5 persona të vdekur nga coronavirusit dhe të paktën 345 të prekur.

Sfidanti.al