Ideja e UEFA; një Champions League verore për t’iu kundërvënë Botërorit të ri për klube

Botërori I ri për Klube që do të nisë në 2021 shkakton reagimin e UEFA që për t’iu kundërvënë evenimentit të ri të FIFA, po mendon të krijojë një lloj Champions League verore si një evoluim I International Champions Cup që duke nisur nga 2013 ka bërë që gjatë verës cdo vit të zhvillohen një sërë ndeshjesh miqësore prestigjioze mes skuadrave evropiane. Për momentin bëhet fjalë për një ide, edhe pse I është prezantuar disa klubeve të Premier League.

Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, UEFA dëshiron  që t’I përgjigjet FIFA duke pasur në mendjen e saj disa pika kyce; pjesëmarrje në bazë të ftesave apo klasifikimit në kampionatet respektive në Evropë, sigurisht pa skuadrat pjesëmarrëse të Botërorit të klubeve; fillimisht ndeshjet do të jenë në SHBA, por nuk përjashtohet Azia në vitet që do të vijnë’ një fazë e [are me grupe me 3 skuadra dhe më pas me fazë eliminimi direkt; impenjimi I skuadrave që të hedhin në fushë formacionin më të mirë; starti në 2021 me akordin fillestar me 8 vjet të garantuar.

Është ky një skendar që për momentin I lë të ngrirë klubet, të paktën kjo  ësghtë ajo që kuptohet nga fjalët e presidentit të ECA, Andrea Agnelli. ‘E ashtuquajtura Summer Champions League nuk ekziston-tha Agnelli-për momentin klubet duan të verifikojnë nëse ICC mund të përmirësohet. Fillimisht duhet të gjejmë një akord për kalendarin ndërkombëtar, më pas të tjerat do të zgjidhen’

Sfidanti.al