Aksident rrugor në Guinea; 9 futbollistë humbasin jetën, ishte dhe kushëriri I Naby Keita

Federata e Futbollit të Guinear konfirmoi bilancin tragjik të aksidentit rrugor që përfshiu edhe autobusin që transportonte skuadrën e Etiole de Guinee e Divizionit të Dytë të futbiollit në Guinea; 9 të vdekur dhe 18 të plagosur dhe mes viktimave ishte edhe Almamy Keita, kushëriri I mesfushorit të Liverpoolit, Naby Keita.

‘Jam I shokuar, I trishtuar dhe e kam zemrën copë nga ky lajm I tmerrshëm-shkruante  në profilin e tij në Instagram, Naby Keita-ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë familjarët e viktimave si dhe të gjithë familjes së sportit në Guinea.

Aksidenti ndodhi 250 km në lindje të kryeqytetit Conakry. Skuadra ishte duke udhëtuar drejt Kankan për të zhvilluar ndeshjen e parë të kampionatit. Për Guinea-Bissau bëhet fjalë për aksidentin e dytë tragjik rrugor në pak muaj ku përfshihe një skuadër futbolli. Në 30 janar humbën jetën 3 persona në autobiusun e Ëakriya AC; 2 futbollistë dhe drejtuesi I autobusit.

Sfidanti.al