Sipas mënyrës së tyre, ndonëse u dakordësuan pak për disnivelin. Tekniku gjerman theksoi se ishte i kënaqur dhe i argëtuar nga paraqitja e të tijve, ndonëse shtoi se 10-15 minuta “fikje dritash” mund të kishin kushtuar shumë. “Ishte një ndeshje e nivelit të lartë, shumë argëtuese, – u shpreh Klopi, – por, me 10-15 minuta ku ne e humbëm. Na mori me vete entuziazmi i lojës që po bënim dhe ulëm vigjilencën. Patëm karakter dhe përmbysëm rezultatn pas pushimit. Sesa i fortë është grupi mjaft të kujtojmë se Milani ishte në vazon e 4-ët”.
Milani ishte shumë më inferior në lojë, pavarësisht rezultatit 3-2. Italianët sidomos në 30-35 minutat e para ishin krejtësisht të hutuar, ndërsa edhe pas pushimit, nuk e përballuan dot reagimin e Liverpulit. “Kjo ndeshje na tregoi shumë, – tha trajneri Pioli, – na bëri të kuptojmë sesa i lartë është niveli i Championsit. Atmosfera ndikoi shumë, po ashtu si forca e Liverpulit, sidomos në minutat e para. Pastaj ia dolëm të luanim dhe mund të merrnim edhe rezultat pozitiv”. Pioli sot flet ashtu siç është i detrar për të folur, pra si trajneri i një ekipi dikur të madh, por që sot është si një nxënës që ka hyrë për të mësuar në Champions.
Sfidanti.al