Situata në Parkun e Princave pas përfundimit të sfidës mes Paris sën Zhermenit dhe Mancester Junajtid ishte shumë e ndezur. Sipas RMC Sport, legjenda e Mancester Junajtid, Erik Kantona dhe babai i nejmar u përfshinë në një sherr dhe gati sa nuk u kapën me grushte. Mësohet se Kantona iu drejtua brazilianit me gjestin e heshtjes duke vendosur gishtin tregues mbi buzët e tij duke e acaruar nejmar Jr që reagoi dhe vetëm ndërhyrja e punonjësve të sigurisë bëri të evitohet kontakti mes dy protagonistëve të këtij episodi
Ndërkaq, vetë futbollisti nuk ishte i pranishëm në momentin kur babai i tij dhe Kantona u përplasën me njëri-tjetrin pasi kishte zbritur në dhomat e zhveshjes duke shfryrë inatin e tij për penalltinë që iu akordua Mancester Junajtid në minutat shtesë.
sfidanti.al