Një lojtar i Realit thyen rekord dhe ai nuk është Ronaldo, por Karvahal..

Ishte Kristiano Ronaldo figura kryesore e ndeshjes së parë çerekfinale të Champions-it mes Juventusit dhe Realit të Madridit (0-3), por ai nuk është i vetmi lojtar që në Torino shënoi emrin e tij në librin e historisë. Bashkëlojtari i tij, Dani Karvahal, u bë lojtar i parë në historinë e Champions-it që ka luajtur 25 ndeshje radhazi pa humbur asnjë! Karvahali nuk ka humbur asnjë ndeshje në Chanpions që nga 5 maji 2015, kur Reali u mund nga Juventusi në gjysmëfinale.

Karvahali ka lënë mbas vetes portugezin Nani dhe francezin Patris Evra që ishin në krye deri të martën e kaluar. Në këtë listë, ndodhet edhe Ronaldo me 22 ndeshje me radhë pa u mundur në Champions, por jo me Realin, por me Mançester Junajtidin.

Sfidanti.al