Edhe pse Napoli u mund dhe fundi i ndeshjes ka ngjalllur shumë polemika, trajneri Sari i Napolit, shikon dritë në fund të tunelit: “ Edhe pse humbëm, në këtë mbrëmje kam marrë shenja positive në krahasim me ndeshjen e kaluar me Romën . Kishim më shumë dëshirë, por, ne, kemi shumë emocione të tepërta. Duhet të kthehemi në fushë për t’u argëtuar, prandaj e quaj një hap para drejt shërimit këtë humbje..”
Një humbje e tillë ka ngjallur shumë polemika, pasi Napoli ka “shpartalluar” me korne turqit e Beshiktashit,16 me 2, ka patur luksin të humbasë një penallti me Insinjen dhe ..ka siguruar një humbje në momentin e gabuar. Le të dëgjojmë Sarin, trajnerin e Napolit: “ Na kanë vënë disa etiketa që nuk I meritojmë. Po kështu e kanë humbjet. Mos merremi shumë me fjalët. Edhe pse jemi mundur këtë herë, duke luajtur kështu do të vijë rezultati”