Misioni Ronaldo mbaroi, Juvja po përgatit një “bombë“ e re

Misioni i mbiquajtur “Kristiano Ronaldo” mbaroi me sukses. Tani, kryesia e Juventusit po përgatitet që të ndërmarrë një aksion të ri që me siguri do t’i gëzojë tifozët e këtij klubi gjigant italian. Disa organe të medias italiane shkruajnë se Paulo Dibala, Andrea Barzali dhe Xhorxho Kielini ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me pjesëtarin e “artë” të përfaqësueses së Francës, Pol Pogba, të cilin ata po përpiqen që ta bindin të kthehet në klubin torinez. Përpjekjet e tyre janë bërë edhe më të mëdha, mbasi te Juventusi erdhi edhe Kristiano Ronaldo. Sipas medias, tani, edhe njëfutbollist tjetër ka filluar përpjekjet për ta bindur Pogban që të kthehet në Torino dhe ai është bashkëlojtari i tij te “trekolorët”, Blez Matudi.

Sidoqoftë, një gjëështë e sigurtë vera e “çmendur” te Juventusi sapo ka filluar dhe askush nuk e di sesi do të përfundojë ajo.

Sfidanti.al