Barcelona ka të tunden themelet e futbollit duke përmbysur rezultatin prej 4:0 ndaj Paris Saint Germainit, për të fituar 6:1 në Camp Nou, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndersa aktori Leonardo di Kaprio ka bërë ironi se “Oskarin” do t’i jepte Suarezit për simulimin tek penalltia.
Por, tashmë kanë filluar polemikat pas kualifikimit të Barcelonës në çerekfinale, pasi sipas ish-gjyqtarit spanjoll, Andujar Oliver, gjqytari kryesor i ndeshjes ia fali Barcelonës penalltinë ku u shënua goli i pestë.
“Jo, kjo nuk ishte penallti. Suarez u rrëzua vetë”, deklaroi Oliver.
Në këtë moment shënoi Neymar për 5:1 para se Roberto të shënojë golin e rikthimit historik për 6:1.