Emeri – Humbja erdhi nga mungesa e personalitetit dhe gjyqtarët

Me siguri që askush, mbrëmë, nuk do të ketë dashur që të ishte nën lëkurën e Unai Emerit. Trajneri i PSZH-së, pas humbjes së thellë 6-1 nga Barcelona, gishtin  e fajit për eliminimin e ekipit të tij e drejtoi te futbollistët e vet dhe gjyqtarët e ndeshjes. “Ndeshjen, unë mund ta analizojë, duke e ndarë në tri pjesë. Ne nuk kishim ose nuk treguam personalitetin që kërkojnë ndeshje të një niveli të tillë. Nuk dua që të flas me detaje për momentet e diskutueshëm dhe penalltitë. Ne luajtëm me dëshpërim në minutat e fundit, humbën diçka shumë të madhe dhe nga kjo ndeshje ne duhet të nxjerrim shumë mësime. Mendoj se vetë ne e kemi fajin, kurse gjyqtarët e çuan deri në fund atë që filluam ne. Këta janë dy shkaqet për humbjen tonë. Sidoqoftë, duhet të thuhet se Barça është një ekip i fuqishëm dhe arriti që ta bëjë të veten”, tha trajneri i PSZH-së pas ndeshjes. As Karlo Ançeloti, as Loran Blanku dhe, tani, as edhe Unai Emeri nuk kanë arritur që ta eliminojnë Barcelonën në pesë vitet e fundit

sfidanti.al