Leipzig dhe Salzburgu kanë mundur të sigurojnë pjesëmarrjen per në Ligën e Kampioneve; skuadra gjermane u kualifikua direkt për në fazën e grupeve si e dyta në Bundesligë, ndërsa Salzburg u shpall kampion i Austrisë për të qenë ne fazën eliminatore të këtij evenimenti. Por në këtë pikë ka një problem, të dyja këto skuadra kanë të njëjtin sponsor; Red Bull, dicka që nuk lejohet me rregulloren e UEFA dhe do të jetë kjo e fundit që do të marrë një vendim për këtë çështje. Në fakt, ai që rrezikon të përjashtohet ësjhtë pikërisht Leipzigu , pasi Salzburgu ka një pozicion më të mirë në klasifikim. Por duket se drejtuesit e Leipzigut nuk janë shumë të shqetësuar. Red Bull, teorikisht nuk është në kontrollin e të dy klubeve. Kompania austriake është pronare e Leipzigut, ndërsa te Salzburgu është thjesht në rolin e sponsorit kryesor. Ai që mund të favorizojë Leipzigun në këtë rast ëghtë fakti se në vitet e fundit lojtarë të ndryshëm të Salzburgut janë transferuar tek ekipi gjerman. Falë blerjeve të lojtarëve nga ana e Leipzigut, Salzburgu siguron më pak se 30% të të ardhurave nga sponsori kryesor. Nëse do të ndodhte që të paktën 30% e të ardhurave Salzburgu i siguron direkt nga Red Bull atëherë do të kishte konflikt interesi. Për këtë arsye te Leipzigu janë të qetë ndërsa presin vendimin e UEFA që do të merret në muajin qershor.
Sfidanti.al