Dibala peshon të ardhmen, Juventusi apo Man. Junajtidi?

Ëndrra më e madhe e një futbollisti mendohet se është që të luajë për Realin ose Barcelonën. Njëlloj si, në lashtësi, të zgjidhje mes Athinës apo Spartës, ndërsa për Paulo Dibalën dilema duket se është një tjetër: Të vazhdojë tek Juventusi, apo të shkojë tek Mançester Junajtidi? Të paktën, kështu e shtrojnë çështjen mediat angleze, ndërsa interesimi i Barçës është zbehur, e Reali po mendon për të tillë si Eden Hazar, Nejmar apo Kilian Mbape.

Pra, çfarë do të bëjë argjentinasi? Duket se do të jetë një vendim i vështirë, me pluse dhe minuse. Në Torino, ka të garantuar titullin kampion (mos ndoshta po bëhet i mërzitshëm?), ka shpresa edhe më të mëdha për të fituar Championsin, dhe luan ne një skuadër me Kristiano Ronaldon!

Në “Old Traford” do të kishte mundësi të punonte me një trajner si Zhoze Murinjo (më i miri në botë sipas Maradonës), në një kampionat shumë më të fortë dhe më të ndjekur në botë, dhe me siguri do të merrte një rrogë mjaft më të madhe. A do të mund të fitonte Premier Ligën dhe Championsin? Vështirë ta thuash, ndonëse Murinjo ka gjithnjë “koeficient” të ulët. Vërtet një zgjedhje e vështirë për Paulon!

Sfidanti.al