Nja dy vjet më parë, çështja e Superligës europiane u diskutua në nivelet e larta të UEFA-s, dhe për këtë gjë foli edhe presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli. Ky i fundit kishte deklaruar se një organizëm i tillë, nëse do të krijohej, nuk do të drejtohej kurrë prej tij, pra ai nuk do të ishte kurrë një nga krerët. Kanë kaluar dy vjet dhe lajmi është që Superliga Europiane u krijua dhe që Andrea Anjeli do të jetë njëri nga zv. presidentët. Për këtë reagoi vetë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin. “Nuk ia vlen të shpenzoj shumë fjalë për Andrea Anjelin, – tha ai, – është një nga zhgënjimet e mia më të mëdha, madje më i madhi. Kam parë shumë gjëra në jetë, por jo një gënjeshtër të tillë”.
Sfidanti.al