A mundet vërtet Liverpuli ta kthejë Luis Suarezin?

Një 34-vjeçar nuk është aspak pjesë e projekteve tipike të Jurgen Klopit. Trajneri i Liverpulit nuk ka dëshirë të ketë futbollistë shumë të vjetër në ekip, sepse futbolli i tij “bërthamor” kërkon shumë energji. A mund të ketë rezerva në “bateri” Luis Suarezi që sot është 34 vjeç dhe që Barcelona e largoi sepse trajneri Kuman nuk e konsideroi në formën që i duhet atij? Nga Anglia lajmërojnë se Klopi po mendon për Suarezin sepse kërkon përvojë në ekip, dhe sepse nuk dëshiron të mbetet pa alternativë nëse Mohamed Salah largohet. Flitet se sulmuesi egjiptian mund të shkojë tek Reali, edhe pse nuk bëri impresion të madh në Champions. Gjithsesi, Klopi mund ta ketë uruguajanin vetëm si mundësi nëse nuk arrin të sjellë në “Anfild” ndonjë sulmues tjetër me përvojë. Kostoja e operacionit do të ishte e vogël, edhe rroga e Suarezit ndoshta jo edhe aq e madhe për shkak të moshës, ndërsa tifozët e adhurojnë për shenjën që la në ekip në vitet 2011-2014.

Sfidanti.al