Bufon s’e mban mend çmendurinë? Po koshin e plehrave të Oliverit…

“Shtëpia” evropiane e futbollit, UEFA, ka nisur procedurën disiplinore kundër portierit të Juventusit, Xhixhi Bufon, për shkak të kartonit të kuq që ai mori në fund të ndeshjes së kthimit të Champions-it mes Realit te Madridit dhe Juventusit. Ky portier italian u përjashtua, pasi ai iu sul gjyqtarit Majkëll Oliver që, në shtesën e ndeshjes dha penallti në favor të ekipit madridas, realizimi i së cilës e çoi rezultatin në 1-3, duke e progresuar Realin në gjysmëfinale.

Duket qartë se UEFA nuk ka ndërmend që të tregohet e butë ndaj sjelljes agresive së portierit legjendar, por edhe për fjalët që ai i tha mbas ndeshjes se Oliveri “në vend të zemrës, kishte një kosh plehrash”!

Ka mediume që thonë se Bufoni mund të marrë një nga dënimet më të rëndë të dhënë nga UEFA në historinë e Champions-it – të mos luajë dy vite, gjë që nuk do të përbëjë ndonjë gjë të madhe për Bufonin 40-vjeçar që ka bërë të ditur se ai do ta mbyllë karrierën e tij në fushë në fund të sezonit.

Sfidanti.al