Ndaj Malagës gjërat shkuan keq, por Barcelona do të përpiqet të jetë krejt ndryshe në Ligën e Kampionëve. Një revansh synohet në Gllazgou, ndaj Sëlltikut, dhe gjigandët katalanas do ta provojnë me të gjithë yjet në dispozicion. Lionel Mesi i sëmurë dhe Luis Suarez i pezulluar nuk ishin në sfidën e La Ligës, ndërsa në kryeqytetin skocez ata janë plotësisht në formë, për të tentuar fitoren ndaj Sëlltikut. Tifozë të shumtë skocezë u mblodhën pranë autobusit të katalanasve, kur zbritën yjet si Mesi, Suarez, Nejmar, Pike apo Iniesta, të cilët e bënë me tren rrugën deri në stadiumin “Sëlltik Park” për stërvitjen e zakonshme përpara ndeshjes. Barcelona, gjithashtu do të duhet të marrë një revansh në tokën britanike pasi në përballjen e fundit në Champions u mund 1-3 në fushën e Mançester Sitit.