Pavarësisht fitores 1-6 në ndeshjen e parë në Bergamo ndaj Atalantës, e vlefshme për fazën 1/16-ve në Champions League, Bayern gjendet në një moment delikat për ndeshjen e kthimit ndaj italianëve.
Aktualisht, Bayern nuk ka asnjë portier në dispozicion. Manuel Neuer, Christian Früchtl, Sven Ulreich dhe Josip Klanac, janë të katërt të dëmtuar, duke i vënë bavarezët në një situatë aspak të zakonshme për sfidën e radhës, ku më e afërta është në mesjavë.

