Çfarë mallkimi për Endri Çekiçin, dëmtohet dhe humb titullin në ndeshjen e fundit!

Një fund shumë dramatik për Endri Çekiçin në Slloveni. Futbollisti shqiptar humbi garën për titullin kampion pikërisht në javën e fundit, pasi Olimpija e Ljubljanës nuk shkoi dot më shumë se barazimi 2-2 në fushën e Celjes. Kampion u shpall pikërish Celje, ndërsa Çekiçi do ta kishte fituar titullin nëse Olimpija do të kishte fituar.

Fati i keq ishte i dyfishtë për mesfushorin shqiptar, pasi ai u dëmtua shpejt, u zëvendësua në minutën e 25-të, duke mos arritur të ndihmojë ekipin në ndeshjen vendimtare të Ligës së Parë të Sllovenisë. Olimpija kryesoi gjatë pjesës më të madhe të kampionatit, por u dorëzua në fund, për entuziazmin e madh të tifozëve dhe të futbollistëve e stafit teknik të Celjes.

Sfidanti.al