‘Adria Tour’, turneu i bamiresise i organizuar nga Novak Djokovic u be objekt kritikat per rastet me Covid te regjistruara ku mes te cileve ishte edhe vete numri 1 i renditjes boterore ne tenis. Tenisti serb ishte ne vorbullen e ketyre kritikave, por atij i del ne mbrojtje nje prej pjesemarresve ne kete eveniment, Dominic Thiem qe e beri kete ne nje interviste per rrjetin televiziv amerikan CNN.
‘Besoj se te gjithe u treguan te padrejte me Djokovic-tha Thiem-organizoi turneun per nje kauze te mire, nuk detyroi asnje per te shkuar e as per te luajtur apo per te qene ne nderveprim me te tjeret. Ne fund ishte vendimi yne. Beme nje gabim dhe na vjen keq, por per fat jemi te gjithe mire’.
Thiem ne intervisten e tij pervece mbrojti Djokovic, beri edhe mea-culpa.
‘Ishte e pamundur te mbanim distancimin social kur femijet na afroheshin-vijoi Thiem-por edhe ne kete pike duhet ta pranojme. Beme gabim’.
Sfidanti.al