Cështja PSG, UEFA tani mendon të ndryshojë Fair Play Financiar

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë në favor të apelit të bërë nga Paris Sën Zhermen mund të sjellë ndryshime të mëdha të Fair Play Financiar. Sipas asaj që publikohet te ‘Calcio e Finanza’, UEFA në fakt mendon të marrë në konsideratë mundësinë për të ndryshuar rregullin e Fair Play Financiar, që do të thotë se mund të bëjë një prapakthehu, por detajet sesi mund të ndodhë kjo ende nuk janë të qarta.

‘Do të analizojmë vendimin e CAS dhe do të marrim në konsideratë cdo mundësi për sqarim apo ndryshim të rregullave-theksojnë burime të UEFA-por vendimi i CAS nuk vë në dyshim objektivat e sistemit për Licencat e klubeve dhe të Fair Play Financiar’.

sfidanti.al