Cështja Emiliano Sala; FIFA kërcënon Kardifin: Paguaj ose të bllokojmë merkaton

Kardifi rrezikon të dënohet me bllokim në 3 sesione të merkatos nëse nuk do të paguajë brenda 45 ditëve këstin e parë prej 6 milionësh në favor të Nantës. Është ky vendimi I marrë nga FIFA në lidhje me cështjen e transferimit të Emiliano Salës, sulmuesit argjentinas që humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident ajror në Kanalin Anglez në 21 janar.

Uellsianët e kishin refuzuar pagesën e vlerës së kartonit të futbollistit me pretendimin se ai ende nuk ishte plotësisht një pjesëtar I skuadrës dhe tani ka 45 ditë kohë për të bërë këtë pagesë. FIFA u komunikoi klubeve  motivet e këtij vendimi të cilin e kishin marrë që në muajin shtator

‘Anëtarët e Zyrës së Presidencës vendosën të mos marrin parasysh argumentat e paraqitura nga Kardifi në lidhje me rrethanat që rrethuan vdekjen tragjike të futbollistit-thekson FIFA që hodhi poshte teorinë e Kardifit se transferimi nuk ikishte përfunduar-Federata uellsiane I kishte marrë të gjithë të dhënat e nevojshme pak më pak se 2 orë përpara fluturimit të Salës nga Nanta në drejtim të uellsit. Transferimi I lojtarit duhet të konsiderohet I mbyllur vlefshëm nga të dyja palër. Pra, futbollisti ishte në pronësi të Kardifit’.

Nëse Kardifi që sipas BBC do të apelojë këtë vendim të FIFA në Gjykatën e arbitrazhit Sportiv brenda 2 javësh, ndëse brenda 45 ditëve nuk do të bëjë këtë pagëse, do të dënohet me bllokim në merkaton e transferimeve për 3 sesione. FIFA sqaroi se ky vendim ka të bëjë me pagesën vetëm të këstit të parë.

Sfidanti.al