Antonio Casano nuk është dakord me opinionin sportiv në Itali që Alesandro Bastoni është një nga lojtarët më të mirë të aspektit difensiv. Ish-sulmuesi zikaltër thotë se duhet ta provojë veten në një kampionat të fortë ku duhet të mbrojë një kundër një me hapësirë mbrapa. “Bastoni është lojtar i mirë, por jo fenomen siç na pëlqejnë ta bëjmë në Itali. Ai përshtatet në kampionatin tonë dhe tek Interi që mbron me një bllok të ulët dhe nuk ka shumë duele një kundër një me rivalin. Nëse i qëndron pas shpine gjithmonë lojtarit e limiton. Ne thoshim të njëjtën gjë edhe për Kalafiorin, por e shohim sa pak po luan në Premier Ligë dhe në një kampionat që ka hapësira. Është ulur në stol tek Arsenali. Bastoni duhet të provojë veten në një vend tjetër”, përfundoi Kasano.
sfidanti.al