Joshua Kimmich mund të jetë lojtari i radhës, i cili do të rinovojë kontratën me Bajernin e Mynihut. Në këtë drejtim po punojnë të gjithë drejtuesit e klubit bavarez, të cilët kanë dalë në publik me deklarata të forta sa i përket të ardhmes të mesfushorit. “Kur më pyesin për të ardhmen e Kimish ndihem optimist. Në fund ai duhet që të vendosë, por unë mendoj se ai e di fare mirë se çfarë ka në klubin tonë. Ne po tregojmë ambicie duke rinovuar me lojtarët kyç”, tha presidenti i Bajernit, Hainer. Ndërsa ditën e djeshme mbi këtë temë dha opinionin e tij edhe drejtori sportiv i Bajernit, Maks Eberl, i cili tha se Kimish do të ishte kapiteni i të ardhmes i klubit. “Me Kimish takimet tona kanë qenë gjithmonë të hapua dhe kemi ballafaquar mendimet tona. Mendoj se Kimish do të qëndrojë pasi kemi vendosur se do të jetë ai kapiteni i skuadrën kur të tërhiqet Maneul Nojer”, tregoi Eberl.
sfidanti.al