Shpullëdhënësi Riberi – përballë dënimit për dhunimin e një gazetari

Bajerni i Mynihut, sikurse shkruan media gjermane, ka në plan që ta dënojë futbollistin e saj, Frank Riberi, për shkak të goditjes nga ana e tij të gazetarit të televizionit “Bein Sports”, Patrik Giu. Riberi e goditi këtë të fundit një orë mbas mbarimit të ndeshjes derbi mes Borusias së Dortmundit dhe Bajernit (3-2).
Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, pasi bën të ditur se sulmuesi francez e goditi tri herë me shuplakë Giun që gjithashtu ka qenë dikur futbollist, vë në dukje se presidenti i klubit bavarez, Uli Hënes, do të marrë masa specifike lidhur me incidentin e lartpërmendur.
Kryesia e klubit ka në plan që të bisedojë me futbollistin veteran francez që të dëgjojë shpjegimet e tij lidhur me incidentin e mësipërm.
Sfidanti.al