Rudi Fëler, kampioni i botës bëhet bosi numër 1 tek Leverkuseni

Lavdia e tij në futboll nuk përfundoi me largimin e profesioni në fushë. Rudi Fëler, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Gjermanisë në të gjitha kohët, po ngjit njërën pas tjetrës edhe shkallët në karrierën jashtë terrenit. Së fundi, ai do të bëjë edhe hapin e madh, për të hyrë në zyrën kryesore të klubit ku punon, Bajer Leverkusen. Këto ditë, do të emërohet si drejtor i menaxhimit sportiv apo ndryshe president, duke lënë detyrën si drejtor sportiv.

Presidenti aktual, Mikael Shade, do të largohet në moshën 65-vjeçare, dhe në vend të tij do të jetë 58-vjeçari Fëler. Si futbollist, Fëleri shkëlqeu duke shënuar shumë gola e duke fituar Kupën e Botës në 1990 me Gjermaninë Perëndimore.

Sfidanti.al