Mund të jesh një sulmues i shkëlqyer, i kërkuar nga të katër anët, por rregullat edhe për ty vlejnë njësoj. i ka ndodhur dikur, në vitet 80-të, legjendës së Dinamos, Sulejman Demollari, i ndodh edhe yllit të Dortmundit, Pjer-Emerik Obamejang. Borusia e ka lënë jashtë sfidës derbi ndaj Shalkes, për një “proçkë” që ka bërë në Barcelonë, dhe që nuk e ka për herë të parë.
“Oba” përfitoi nga ndërprerja dimësore për të udhëtuar në Barcelonë, së bashku me vëllanë, dhe ku u takuan me shokun e tij, Usman Dembele, që sot luan për katalanasit. Të tre postuan foto në rrjetet sociale, gjë që nuk i pëlqeu klubit. Herën e parë, ai e shkeli duke shkuar në Milano dhe u la jashtë ndeshjes ndaj Sportingut të Lisbonës. Obamejang ka shënuar 15 gola në 12 ndeshje këtë sezon, por kjo nuk e shpëtoi nga ndëshkimi. Gjithsesi, mbetet të pyetet se përse Nejmar bën jetë nate në Londër dhe nuk ndëshkohet nga Paris SG?
Sfidanti.al