Obamejangu ka marrë një ofertë që nuk refuzohet!

Pjer Emerih Obamejangu, definitivisht, do të largohet nga Borusia e Dortmundit, pasi ka marrë një ofertë mjaft serioze. Në të njëjtën ditë, kur u njoftua se trajneri saj, Tomas Tuhel, do të largohet nga ekipi i “milionerëve” dhe u zbulua se Obmejangu kishte blerë shtëpi në Paris, “Bildi” gjerman transmetoi lajmin se ai (Obamejangu) kishte marrë një ofertë ëndrrash nga Paris Sen Zhermeni (PSZH) që e kishte shënuar këtë lojtar nga Gaboni si objektivin nr.1, gjatë transferimeve verore dhe është gati që t’i japë atij, madje, 14 milionë euro për sezon.

Ndërkohë, nuk dihet sesa është gati që Borusia t’i paguajë PSZH-së, por, mbas të gjitha zhvillimeve të fundit te ky klub gjerman dhe dëshirës së Obamejangut për t’u larguar nga ai, është e qartë se klubi parisien do ta këtë në radhët e veta këtë lojtar të talentuar gabonez. Sa u përket kushteve personale, duket qartë se Obamejangu do të pranojë, pa asnjë mëdyshje, që të largohet për në “Parkun e Princave”.

Sfidanti.al