Obamejang shet Lamborghinin,largimi nga Gjermania fakt i kryer?

Pierr Emerik Obamejang e ka ndarë mendjen; do të largohet nga Borusia e Dortmundit. Media gjermane është e sigurt për këtë madje dita ditës po publikon tregues që të lënë të kuptohet se lamturmira e sulmuesit nga Gaboni nga Bundesliga nuk është thjesht në kuadrin e zërave spekulativë.

Shenja më e fundit që flet për këtë mundësi është makina e futbollistit të cilën ai e ka nxjerrë ne shitje dhe nuk është një makinë dosido, por një Lamborghini Aventator, pjesë e koleksionit të Obamejang. Njoftimi u shfaq në një faqe interneti të shitjes së automjeteve në Dormagen ku jepen edhe disa të dhëna të saj; 36154 km të kryera, fuqi 700 kuaj-fuqi, ndërkohë që shpejtësia maksimale arrin deri në 350 km/h.Po sa kushton? Vetëm….279 890 Euro.

Sfidanti.al