Më herët Gjermania emocionohej nga emrat e Bajernit (si gjithmonë), Frankfurtit, Këlnit, Mynshengladbahut, natyrisht edhe Hamburgut e Dortmundit. Sot, në skenë ka “aktorë” të rinj si Lajpcig e Hofenhajm. Dy skuadrat e kohëve moderne ishin përballë këtë javë në Bundesligë, dhe njëra suprizë arriti ta thyente tjetrën. Nuk ishte Lajpcigu iu shkëput Bajernit, përkundrazi mbeti në vetëm 3 pikë largësi me kreun.
Më në fund, pas 259 ditësh, pësoi humbje ekipi i trajnerit Nagelsman. Njëzetenëntëvjeçari provoi një disfatë për herë të parë që nga pranvera e vitit të kaluar. “Më vjen keq për humbjen, por seria jonë e fitoreve mbetet, – tha Nagelsman pas ndeshjes, – më vjen keq që nuk komunikuam sa duhet. Ne kemi korda zanore, por nuk i përdorëm sa duhet ato”. Mbrojtësi Niklas Zyle reagoi shpejt se “një mëkat që u mbyll seria, por do të nisim një tjetër që nga java e ardhshmë”.
Lajpcigu, ndërkaq, e ka mendjen tek titulli, por prova do të jetë e vështirë që javën e ardhshme, pasi do të luajë ndaj Dortmundit. Gjithsesi, 42 pikë ndaj 45 të Bajernit, me 8 fitore në 9 ndeshje në shtëpi, nuk është aspak keq.