Nuk është mësuar të humbasë ndeshje, dhe nuk ka ndërmend ta bëjë as tani. Robert Levandovski, duket me “motorët të ndezur në maksimum” pas operacionit, në përpjekje për t’u rikuperuar në kohë për ndeshjen e parë të vitit në Bundesligë. Gazeta “Bild” shkruan se polaku doli në fushë në orën 12:34, në kompleksin stërvitor të Bajernit në “Zebener Shtrase”, dhe nisi të bënte nxemjen, e pastaj ushtrimet. Një goditje, një gol në portë të vogël, me sulmuesin që u kthye nga përgatitësi Simon Martinelo, duke festuar sikur të kishte shënuar në Champions.
Kanë kaluar vetëm 19 ditë që nga operacioni dhe Leva duket shumë i saktë. Ndaj Hertës, sipas të gjitha mundësive, ai do të jetë kur të luhet ndeshja në 19 janar, kështu doli pas kontrolleve të bëra. Levandovski, autor i 52 golave në vitin 2019, dhe i 30 golave në 25 ndeshje të Bundesligës në fazën e parë, përfundoi stërvitjen pas 51 minutave, ndërsa do të vazhdojë të punojë derisa të jetë gati.
Sfidanti.al