Sulmuesi polak, padyshim lojtari më i rëndësishëm i Bajernit, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pse për momentin ka marrë një goditje. Robert Levandovski është në dyshim për ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Vijarrealit në Champions për shkak të një dëmtimi, që e lë edhe jashtë ndeshjes së sotme të Bundesligës ndaj Frajburgut. Trajneri Nagelsman konfirmoi se Leva ka një problem fizik dhe se ai nuk ka ndërmend të rrezikojë aspak, qoftë në kampionat apo edhe në Ligën e Kampionëve. Nga ana tjetër, zhurmat janë të mëdha për të ardhmen e superyllit ofensiv. Sipas gazetarëve të informuar në Gjermani, agjenti i tij, Pini Zahavi, është në kontakt të vazhdueshëm me Barcelonën dhe Paris SG. Gjithsesi, veterani i Polonisë është i lidhur edhe me ekipe të tjerë si Liverpuli, Reali, Mançester Siti, Mançester Junajtidi apo edhe Çelsi.
Sfidanti.al