Mesa duket, Joakim Lëvi paskat të drejtë. Lavditë e vjetra nuk do të jenë shpesh në listën e shënuesve për Bajernin, pasi ajo po ndryshon. Në suksesin 4-1 në fushën e Dyseldorfit, bavarezët patën 2 gola nga Kingsli Koman, francezi i ri që pati gjatë javës një konflikt në stërvitje me Robert Levandovskin. Vetë sulmuesi polak nuk e gjeti rrugën e rrjetës dhe duhet të presë për të shtuar rekordet personale.
Një gol tjetër erdhi nga ai që po quhet i zakonshëm, Serg Gnabri, ndërsa i katërti nga një lojtar i Bajernit që luan në kombëtare, Leon Gorecka. Bashkë me ta, Niko Kovaç ka në skuadër edhe Xhoshua Kimihun apo Niklas Zylen, pra një bosht skuadre me moshë të re. Boatengu mund të largohet në verë, Humelsi mbetet, dhe Tomas Myleri duhet të kënaqet me pak. Arjen Roben besohet largohet, ndërsa mister mbetet e ardhmja e Frank Riberisë.
Sfidanti.al