Në Gjermani nuk lejohen përqafimet në këtë periudhë pandemie as në ‘Fazën 2’ e as me rifillimin e kampionatit. Në fushën e lojës mund të bëhen markime pak a shumë rë ngushta, por në momentin e shënimit të një goli secili duhet të festojë për hesap të vet. Ky është protokolli i Bundesligës që rifilloi të shtunën dhe që nuk do të jetë ndryshe nga ai i vendeve të tjera dhe pas polemikave të orëve të fundit vjen një vendim për ‘karton të verdhë’ ndaj Herthas së Berlinit. Futbollistët e kësaj të fundit e ekzagjeruan shumë me festimet e tyre në shënimin e golave në suksesin 3-0 ndaj Hoffenheimit
Liga Gjermane e Futbollit(DFL) sqaroi se Hertha Berlin nuk do të dënohet për ato festime, por futbollistëve të saj iu kujtua se duhet të respektojnë protokollin. ‘Janë disa direktiva të qarta. Është e nevojshme që të gjithë duhet t’i respektojnë-tha Robert Klein, administrator i deleguar i Bundesliga International për BBC-klubet po punojnë në mënyrë aktive me futbollistët. Flasin cdo ditë me ta për t’u kujtuar se cfarë duhet bërë që të sigurojnë të drejtën për të luajtur një ndeshje të dytë e më pas të tretën dhe për të përfunduar sezonin’.
Sfidanti.al