Aksel Vicel është një lojtar shumë i mirë, dhe për këtë nuk është se ka ndonjë dyshim. Belgu 29-vjeçar bindi çdo skeptik që mund të kishte mbetur, me paraqitjet në Kupën e Botës në Rusi, ndaj edhe tifozët e Dortmundit janë të lumtur me mbërritjen e mesfushorit në ekipin e tyre. Gjithsesi, Vicel, shkëlqen edhe në një fushë tjetër, atë të gjuhësisë, dhe kjo për shkak të faktit se është sportist profesionist dhe sepse ka aftësi për të mësuar.
Djaloshi me origjinë nga Martinika mësoi frengjishten në Belgjikë (tek Liezhi), mësoi anglishten si diçka normale dhe gjuhë ndërkombëtare, mësoi rrjedhshëm portugalishten pasi luajti me Sportingun e Lisbonës, pastaj i hyri me sukses rusishtes tek Zeniti i Shën Peterburgut, madje arriti të përvetësonte edhe kinezçen në Tiançin.
Tashmë, sfida e tij e radhës është gjermanishtja tek Borusia dhe besohet se do të ndahet me nder edhe nga kjo “betejë”. Së pari, sidoqoftë, ai dhe gruaja e tij Rafaela duhet të gjejnë një shtëpi në Dortmund.
Sfidanti.al