Derbi në Bundesligën 2, St. Pauli i pari, Hamburgu i fundit!

“Bomba e madhe plasi” vjet në Bundesligë, me Hamburgun, që nuk kishte rënë kurrë nga kategoria, por që u rrëzua në maj. Gjithsesi, klubi i shquar i Gjermanisë Veriore, po provon edhe “bomba” të tjera, dhe për momentin ndodhet në vendin e fundit në Bundesligën 2, edhe pse ka luajtur vetëm në ndjeshje. Për ta bërë më të hidhur “pilulën” për tifozët hamburgas, ja ku vjen fakti që skuadra tjetër e qytetit, Sankt Pauli (njohur shkurt si St. Pauli), kryeson renditjen e kampionatit të kategorisë së dytë.

St. Pauli arriti fitoren e dytë në dy ndeshje, 2-0 ndaj Darmshtatit, me golat e shënuar nga Nojdeker e Buhtman. St. Pauli kryeson me 6 pikë dhe me golaverazhin 4-1, ndërsa Hamburgu është për turp, me humbjen 0-3 në fushën e vet ndaj Holshtajn Kilit.

Sfidanti.al